VMRO: Qeveria e Kovaçevskit është qeveria e Bullgarisë dhe Shqipërisë

VMRO: Qeveria e Kovaçevskit është qeveria e Bullgarisë dhe Shqipërisë

“Qeveria e Kovaçevskit nuk është vetëm qeveria e Maqedonisë, por edhe qeveria e Bullgarisë dhe Shqipërisë, prandaj qeverisin me presion dhe shantazh. Nuk ka asnjë kërkesë të Shqipërisë dhe Bullgarisë që nuk e kanë përmbushur”, akuzoi sot partia opozitare VMRO-DPMNE.

Sipas saj, disponimi antiqeveritar në popull rritet me çdo përpjekje të dhunshme të Kovaçevskit dhe LDMS-së për të mbajtur veten artificialisht në pushtet.
“E dinë në LSDM e di edhe Kovaçevski. Kjo është arsyeja pse ata janë kaq nervozë. Kjo është arsyeja pse ata nuk dinë se kë të fajësojnë për politikën e tyre të dëshpëruar. Fillimisht godasin mediat, tani i godasin anëtarët dhe deputetët e tyre që janë për zgjedhje të parakohshme”, thonë nga VMRO.

Partia opozitare shton se askush nuk i trembet kërcënimeve dhe presioneve të kësaj qeverie. “Fundi i tyre politik është afër. Lufta për Maqedoninë nuk ka çmim dhe në këtë luftë populli do të fitojë kundër qeverisë së Kovaçevskit”, theksojnë nga partia e opozitare.