VMRO: Presim fitore të madhe në Shkup dhe komunat tjera
Nga VMRO-DPMNE kanë thënë se procesi zgjedhor ka kaluar në atmosferë të qetë dhe të dinjitetshme, ndërsa pritjet janë se do të arrijnë rezultat të shkëlqyer.
Valentin Manasievski tha se ata presin fitore në çdo komunë ku kanë kandidatë.
“Presim fitore të bindshme në Shkup”, tha Mansievski, raporton SHENJA.
“E dimë se qytetarët presin rezultate, dhe ne atë besim nuk do ta tradhtojmë. Nga nesër vazhdojmë me punë, me më tepër përkushtim dhe përgjegjësi”, ka shtuar Manasievski.

