VMRO: Për shkak të krimit të Kovaçevskit, shumica parlamentare po zvogëlohet

“Për shkak të krimit të Kovaçevskit, shumica po zvogëlohet, pasi doli Alternativa, Lidhja Demokratike, askush nuk dëshiron të qëndrojë në anijen që po fundoset. Kovaçevski dhe Ahmeti ruajnë koalicionin e tenderëve, krimit dhe nepotizmit. Edhe Kovaçevski e di që Ahmeti po e shpëton për të kryer sa më shumë tenderë, për përfitim personal dhe është i gatshëm për të gjitha llojet e lëshimeve vetëm që të vazhdojë së bashku me Ahmetin në grabitjen e Maqedonisë.Gjithnjë e më shumë deputetë të LSD-së po thonë me zë të lartë se nuk pajtohen me politikat e Kovaçevskit, dhe ai vetë e di se askush nuk i miraton veprimet e tij dhe prandaj i mban të frikësuar me kërcënime dhe presione”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

MARKETING