VMRO: Kovaçevski dhe Zeçeviqi i tremben zgjedhjeve, po e mbajnë peng edhe LSDM-në edhe shtetin

VMRO: Kovaçevski dhe Zeçeviqi i tremben zgjedhjeve, po e mbajnë peng edhe LSDM-në edhe shtetin

 

VMRO-ja opozitare përmes një komunikate ka thënë se “zëri për zgjedhje të parakohshme në LSDM po rritet. Sipas VMRO-së vetëm Kovaevski dhe Zeçeviqi janë kundër, pasi e dinë se do të humbin.

 “Kovaçevski dhe Zeçeviq duan edhe disa muaj pushtet, sepse e dinë që populli nuk do t’i zgjedhë kurrë, ata mund të instalohen vetëm pa zgjedhje si tani. Kovaçevski po ikën nga zgjedhjet në mënyrë që kompanitë e kumbarit dhe familjes së tij të ngushtë të vazhdojnë të zgjerohen në të gjithë vendin. Kovaçevski dhe Zeçeviqi i tremben zgjedhjeve dhe po e mbajnë peng edhe LSDM-në edhe shtetin, dhe caktohen si kalafat të Ahmetit dhe dëgjojnë Zajazin, por edhe Strumicën”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.

MARKETING