VMRO: Filipçe hesht dhe nuk e dënon skandalin diplomatik të Bullgarisë

VMRO: Filipçe hesht dhe nuk e dënon skandalin diplomatik të Bullgarisë

“Filipçe hesht dhe nuk e ka dënuar skandalin diplomatik të Bullgarisë me notën diplomatike që shkeli sigurinë e kryetarit Mickoski”, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Është shfaqur një dokument me materiale diplomatike dhe përmbajtje të ndjeshme, që ka të bëjë me aspekte sigurie që lidhen me udhëheqjen shtetërore, dhe nuk ka pasur asnjë reagim nga Filipçe dhe opozita. Filipçe zgjodhi heshtjen në vend të dënimit të qartë dhe kërkesës për përgjegjësi. Bashkëpunëtorët politikë të Filipçes, autoritetet bullgare të udhëhequra nga Rumen Radev, të cilët na mohojnë identitetin, gjuhën, historinë dhe kulturën tonë maqedonase, kanë vendosur një precedent diplomatik duke publikuar një notë diplomatike që shkel drejtpërdrejt sigurinë e familjes së kryetarit Mickoski”, thonë nga VMRO.
Ata thonë se dokumenti, për të cilin ende nuk ka kërkim falje nga Sofja zyrtare dhe i cili u publikua në rrjetin social “Facebook”, tregon qartë detaje rreth informacionit në lidhje me automjetet zyrtare, emrat e pasagjerëve, vendin ku ndodhet familja e kryetarit Mickoski, si dhe frekuencën e radios në të cilën komunikonin rojet e sigurisë.

“Dhe në vend të dënimit, Filipçe dhe SDS heshtin, gjë që ngre pyetje serioze në lidhje me qëndrueshmërinë dhe prioritetet e tyre politike. A hesht Filipçe për shkak të afërsisë së tij me bashkëpunëtorët e tij bullgarë? Pavarësisht veprimeve të tilla, të cilat janë pjesë e presionit më të gjerë politik mbi Maqedoninë, vendi do të vazhdojë në rrugën e integrimit evropian pavarësisht presioneve dhe sfidave të jashtme”, thonë nga VMRO.

MARKETING