VMRO-DPMNE: Për shkak të gjykatësve të LSDM-së dhe BDI-së, populli ka vetëm 2% besim në gjyqësi
Nga VMRO përmes një njoftimi kërkojnë përgjegjësi për gjykatësin Pajazit Pajaziti për shkak se, siç thonë ata, ka lëshuar Blerim Ramadanin të arratiset.
Sipas tyre, për shkak të gjykatësve të LSDM-së dhe BDI-së, populli ka vetëm 2% besim në institucionet gjyqësore.
“Deri sa gjykatësit e LSDM-së dhe BDI-së janë në gjyqësi, nuk do të ketë drejtësi. Nevojiten ndryshime të menjëhershme. Duhet të shpërbëhet Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe Këshilli Gjyqësor. Ixhet Memeti ishte zëvendëskryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe pranoi se ka marrë ryshfet, njëjtë sikur Naqe Georgiev, gjykatës në Gjykatën e Lartë dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor”, thonë nga partia.
Ata shtojnë se këto dy gjyqtarë janë të LSDM-së dhe BDI-së dhe këta gjyqtarë po e shkatërrojnë systemin gjyqësor.