VMRO-DPMNE: Nga 1 korriku nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

VMRO-DPMNE: Nga 1 korriku nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

Qeveria parandaloi rritjen e çmimit të rrymës, goditje çmimi që LSDM dhe BDI e lanë pas, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Nga atje theksojnë se shumica parlamentare ka miratuar Ligjin për Plotësimin e Ligjit për Energjinë, i cili ka penguar rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël që janë në tregun e rregulluar.

“Me LSDM dhe BDI, rryma është rritur për 50 për qind në 7 vitet e fundit. Çdo vit kishte një rritje. Kjo praktikë u pengua nga qeveria e VMRO-DPMNE-së. Nuk ka më rritje të çmimit të energjisë elektrike. Qytetarët mund të jenë të qetë, qeveria e VMRO-DPMNE-së po punon për stabilitetin energjetik të vendit”, thonë nga partia.

Në Kuvend, pas procedurës së shkurtuar, janë votuar ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Energjinë, të parashtruara nga VMRO-DPMNE, me të cilat në vend të diferencës prej 11,5 për qind, do të ngarkohet diferenca prej 9,9 për qind.

Prandaj nga 1 korriku nuk duhet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, pra të jetë minimal.

MARKETING