VMRO-DPMNE: Kjo përbërje qeveritare nuk do të sjellë as reforma dhe as avancim, por krim, tender dhe thellim të krizës

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE sot në Kuvend ka mbajtur takim koordinues në të cilin takim ka qenë edhe kryetari i partisë, Hristijan Mickoski.
Në këtë takim është konstatuar se zgjedhjet kadrovike për përbërjen e qeverisë së re janë rezultat i “Pazar 3”, ku siç thonë ata, interesi primar nuk është përparimi i shtetit, por bizneset e tyre personale.
“Vetë zgjidhjet që janë propozuar tregojnë se qeveria menaxhohet nga BDI dhe Ahmeti, ndërsa Kovaçevski është shërbëtor i interesave të tij. Derisa Ahmeti dhe BDI po shkrijnë dhe zhvlerësojnë opozitën shqiptare, Kovaçevski dhe LSDM-ja po paguajnë për planin e Ahmetit”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

MARKETING