VMRO-DPMNE këmbëngul që ndryshimet kushtetuese të bëhen sipas modelit kroat

VMRO-DPMNE këmbëngul që ndryshimet kushtetuese të bëhen sipas modelit kroat

VMRO –DPMNE këmbëngul që ndryshimet kushtetuese të bëhen sipas modelit kroat. Sot partia kishte ofertë publike për qeverinë që kur të ndryshohet kushtetuta të zbatohet në tërësi modeli kroat për sa i përket preambulës. Zëdhënësja e partisë, Marija Mitevatha se me këtë Maqedonia do ta ndryshojë karakterin e saj multietnik në unitar dhe Maqedonia do të jetë shtet i popullit maqedonas dhe shtet i pakicave kombëtare që jetojnë këtu.
Ajo sqaroi se si do të dukej kushtetuta maqedonase, pra preambula, nëse do të merrej parasysh preambula kroate.
“Republika e Maqedonisë është themeluar si shtet kombëtar i popullit maqedonas dhe shtet i pjesëtarëve të pakicave kombëtare: shqiptarë, turq, rom, vlleh, boshnjak etj., që janë shtetas të saj, dhe u garantohen të drejtat kombëtare, në përputhje me normat demokratike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-së
Ndërkaq, zëdhënësi I LSDM-së, Darko Kaevski tha se VMRO dhe Mickoski duhet t’I japin propozimet përmes grupeve punuese. /SHENJA/

MARKETING