VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare

VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare

VMRO-DPMNE-ja sonte në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv miratoi listat e deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Bartësit e listave fituese janë: Në njësinë zgjedhore 1 është kryetari ynë, Hristijan Mickoski dhe presim mbështetje të madhe dhe fitore të madhe. Në njësinë zgjedhore 2 është kolegu im dhe miku im Vllado Misajllovski. Në njësinë zgjedhore 3 është Dragan Kovaçki. Në njësinë zgjedhore katër është nënkryetari Aleksandar Nikolloski. Në 5 është sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjija Sajkoski dhe në 6 ku presim dominim në raport me LSDM-në është Dafina Stojanovska”, tha nnëtari i këtij komiteti, Timço Mucunski.

MARKETING