VMRO-DPMNE: BDI dëshiron ta destabilizojë vendin, që të mos ketë përgjegjësi për krimet që kanë bërë
BDI nuk mund të pajtohet me faktin se nuk janë më në pushtet dhe se të afërmit e tyre nuk mund të drejtojnë më biznese miliona dollarësh në kurrizin e shtetit, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE.
Teksa, theksojnë nga atje, populli po ia dilte mbanë, djali i Musa Xhaferit tregtonte rrymën dhe MEPSO i shlyente atij dhe disa kompanive të tjera një borxh prej 14 milionë eurosh.
Nga atje shtojnë se derisa njerëzit po shpërnguleshin, nipërit e Ali Ahmetit morën Soravinë, hynë në biznesin e rrymës dhe minierave.
“BDI e dinë tani se duhet të përgjigjen për gjithcka që kanë bërë dhe për këtë shkak frika është e madhe. Tentimet për destabilizim janë klithmat e fundit për shpëtim të një strukture kriminale dhe mbrojtje të milionave të përfituara në mënyrë të kriminalizuar”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.