VMRO-DPMNE: Bashkëshortja e Kovaçevskit ka blerë tokë për 70 den për m2 me vendim të Qeverisë

VMRO-DPMNE pretendon se Qeveria i ka mundësuar gruas së kryeministrit Dimitar Kovaçevski të blejë tokë për 70 denarë për metër katrorë.

Nga VMRO thonë se bashkëshortja e Kovaçevskit me këtë çmim ka marrë 1119 m2 tokë në Radovish.

“Me vendim të Qeverisë, në të cilën kryeministër është Kovaçevski, zonja Kovaçevska për thuajse asgjë ka marrë tokë shtetërore, për 70 denarë për metër katror. Më 14 mars, Qeveria i akordoi kompanisë së gruas së Kovaçevskit 1119 m2 në Radovish me çmim të volitshëm për biznesin e tyre solar. Qytetarët nuk mund të blejnë një kilogram qepë për 70 denarë, ndërsa zonja Kovaçevska ka marrë tokë me nënshkrimin e Artan Grubit. Gjoja, nëse ia nënshkroi Grubi, në vend të Kovaçevskit, nuk do të ketë problem”, thonë nga VMRO.

MARKETING