Vlera e kombëtareve në Euro2024, ja në cilin vend renditet Shqipëria

Vlera e kombëtareve në Euro2024, ja në cilin vend renditet Shqipëria

Shqipëria do të kërkojë të jetë surpriza e madhe e këtij europiani, ndonëse ekipi kuqezi ndodhet në grupin B së bashku me tre skuadra favorite për të marrë trofeun, Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Shqipëria merr pjesë për herë të dytë në finalet e një europiani e tashmë e ka edhe eksperiencën për të kërkuar më shumë se në Euro 2016.
Në fushën e lojës, padyshim që kuqezinjtë do të luftojnë si të barabartë ndaj rivalëve të grupit, megjithatë, sa i takon vlerës sipas transfermarkt, kuqezinjtë janë skuadra me vlerën më të vogël në Grupin B.

Në përllogaritjen e përgjithshme, vlera e kombëtares shqiptare është 111,6 milionë euro, duke qenë dhe kombëtarja e parafundit nga 24 ekipet që marrin pjesë në Euro2024.

Vetëm Rumania ka vlerë më të vogël se të besuarit e Sylvinho.

Armando Broja është lojtari me vlerën të madhe tek skuadra e Shqipërisë, teksa kartoni i sulmuesit të Chelsea arrin vlerën e 22 milionë eurove.

Pas tij është Kristian Asllani i Interit, që kap vlerën e 18 milionë eurove.

Spanja është kombëtarja me vlerën më të shtrenjtë në Grupin B, teksa përllogaritet që 26 lojtarë e grumbulluar të arijnë vlerën e 965.5 milionë eurove.

Spanjollët janë dhe kombëtarja e katërt më e e shtrenjtë në këtë Euro 2024.

Italia arrin vlerën e 705 milionë e 500 mijë eurove, ndërsa Kroacia 327,7 milionë eurove.

Sa i takon tre vendeve të para në këtë renditje të veçantë, kombëtarja më e shtrenjë është ajo e Anglisë, që kalon vlerën e 1.5 miliardë eurove.

Pas britanikëve, ndodhet kombëtarja franceze që arrin vlerën e 1.2 miliardë eurove, ndërsa në vendin e tretë është Portugalia e Cristiano Ronaldo me vlerë pak më shumë se miliard euro.

MARKETING