VLEN: Rikthehet tabela me gjuhën shqipe, dikush po provokon incidente

VLEN: Rikthehet tabela me gjuhën shqipe, dikush po provokon incidente

Koalicioni VLEN ka reaguar në lidhje me ndryshimin e tabelave në kufirin e Bllacës. Me këtë rast VLEN ka dhënë sqarim për situatën reale të krijuar.

VLEN: Së pari, bëhet fjalë për një tabelë e cila është porositur nga ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore. Së dyti, ajo është tashmë e larguar dhe kompania Granit është ngarkuar menjëherë për të prodhuar një të re në përputhje me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, e cila do të vendoset në të njëjtin vend. Së treti, me iniciativë të zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, Nazim Taipi, do të kryhet një hetim i brendshëm për rastin konkret që duhet të përcaktojë nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo një provokim i qëllimshëm me prapavijë politike për të nxitur tensione ndëretnike, të ngjashme me disa të tjera që kemi arritur t’i parandalojmë me sukses. Apelojmë opinionin që me vëmendje të ndjekë disa informacione mediatike në periudhën e ardhshme, sepse, siç do të dalin në dritë skandalet korruptive të ish-funksionarëve qeveritarë, presim të ketë gjithnjë e më shumë përpjekje për të futur përçarje.

MARKETING