VLEN për Ballkanin e Hapur: Nuk e kemi sjellë ne, por e kemi gjetur aty si një barrë të rëndë që BDI ia ka lënë shtetit dhe qytetarëve

VLEN për Ballkanin e Hapur: Nuk e kemi sjellë ne, por e kemi gjetur aty si një barrë të rëndë që BDI ia ka lënë shtetit dhe qytetarëve

Koalicioni VLEN nuk e ka sjellë Ballkanin e Hapur, por e ka gjetur aty, si një barrë të rëndë që BDI non grata ia ka lënë shtetit dhe qytetarëve.
Kështu thuhet në reagimin e VLEN-it, ku shtohet se “ky projekt nuk ka qenë asnjëherë në interes të shqiptarëve, të Maqedonisë së Veriut apo të rajonit, por një plan i përgatitur nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi për qëllime të errëta që vetëm ata i dinë!”
“Koalicioni VLEN ka qenë i qartë që nga dita e parë: Ballkani i Hapur është një projekt pa vizion, apo me vizion që i ka shërbyer Vuçiqit dhe Vulinit dhe interesave të ngushta të BDI-së, në dëm të shqiptarëve, sidomos të Kosovës. Falë përpjekjeve tona të palodhshme, jo vetëm që kemi kufizuar dëmet e këtij projekti, por dalë nga dalë po e largojmë plotësisht shtetin tonë nga ky projekt i sjellur nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi. Kujtojmë BDI-në se Bujar Osmani dhe Artan Grubi më shpesh janë takuar me Vuçiqin dhe Daçiqin sesa me Albin Kurtin. E gjithë vëmendja jonë si koalicion në qeveri do të jetë te Procesi i Berlinit”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

MARKETING