VLEN: Pas 22 vitesh mashtrime, VLEN i sjell kanalizimin Zajazit të Ali Ahmetit

VLEN: Pas 22 vitesh mashtrime, VLEN i sjell kanalizimin Zajazit të Ali Ahmetit

Kërçova, qyteti që për më shumë se dy dekada u harrua nga pushtetet e kaluara, sot po kthehet në hartën e investimeve serioze falë përkushtimit të koalicionit VLEN.

Projekti madhor për ndërtimin e sistemit të kolektorit dhe impiantit modern për trajtimin e ujërave të zeza me vlerë mbi 1 miliard denarë nga buxheti i shtetit, tashmë ka nisur të realizohet.

Ky projekt përfaqëson një hap të madh përpara në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kërçovës, duke mbrojtur shëndetin publik dhe mjedisin. Por jo vetëm kaq, pas 22 vitesh premtime dhe manipulime politike nga BDI-ja, më në fund edhe Zajazi i Ali Ahmetit po bëhet me kanalizim.

E pabesueshme, por e vërtetë: duhej të vinte VLEN-i në qeveri, që të zgjidhej një problem bazik në vendlindjen e atij që për dy dekada sundoi pa i zgjidhur hallet e vetë vendit të tij.

Ky projekt ishte buzë dështimit kur VLEN mori përgjegjësinë qeverisëse: vetëm 17% zbatim në 21 muaj, fonde IPA të humbura, kontraktor jofunksional dhe mungesë totale reagimi institucional nga qeveria paraprake – një tjetër pasqyrë e paaftësisë dhe dështimit sistematik që i është servirur qytetarëve për vite me radhë.

Falë ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, si dhe punës së palodhshme të kolegëve në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, projekti u shpëtua nga dështimi i plotë.

Kontrata e mëparshme u ndërpre, u kërkua dëmshpërblim dhe përmes një prokurimi të ri, transparent dhe afatgjatë, u sigurua financimi i plotë nga buxheti i shtetit për realizimin e këtij investimi strategjik.

Kur të tjerët dorëzohen, ne veprojmë. Kur ata heshtin, ne e çojmë zërin e qytetarëve në institucione. Kur ata bëjnë propagandë, ne sjellim punë konkrete. Kjo është filozofia e VLEN-it.

Sepse për ne, e ardhmja e qytetarëve nuk është për t’u negociuar, është detyrim!

MARKETING