VLEN: Një kompani e afërt me një deputet të Frontit Evropian në 2022 fitoi tenderë në Lotarinë Shtetërore
Bujare Abazi nga Koalicioni “Vlen”, sot në një konferencë për media deklaroi se kompania “Ritron Kopi SHPKNJP”, e cila ishte e lidhur ngushtë me deputetin e Frontit Evropian, Elmi Aziri, gjatë vitit 2022 dy herë ka fituar tenderin për prokurim publik në Lotarinë Shtetërore me vlerë rreth 3 milionë denarë.
“Artan Ajruli paraqitet si pronari i kompanisë “Ritron Kopi” SHPKNJP, import-eksport Kumanovë, i cili është nipi i bashkëshortes së Elmi Azirit.
Kjo kompani gjatë vitit 2022, për vetëm tre muaj ka fituar dy furnizime publike në Lotarinë Shtetërore ku drejtor ka qenë Përparim Bajrami, dora e djathtë e Artan Grubit”, tha Abazi.
Ajo theksoi se furnizimet kanë të bëjnë me pajisje kompjuterike, stacione grafike dhe
TV për tërheqjen e lotarisë, si dhe televizorë për instalimin e lojërave elektronike.
“Furnizimet kanë të bëjnë me pajisje kompjuterike, stacione grafike dhe TV për tërheqjen e lotarisë, si dhe televizorë për instalimin e lojërave elektronike. Vlera totale vetëm për këto dy furnizime përmes Lotarisë Shtetërore, së bashku me anekset, arrin rreth 3 milionë denarë”, theksoi Abazi.