VLEN: Një hap i madh drejt pavarësisë dhe sigurisë energjetike

VLEN: Një hap i madh drejt pavarësisë dhe sigurisë energjetike

Sipas njoftimit të VLEN-it, memorandumi është nënshkruar në Selanik nga drejtori i NOMAGAS-it, Nedim Rama.

MARKETING

Description of image

Nga VLEN vlerësojnë se anëtarësimi në këtë korridor i hap Maqedonisë së Veriut mundësi të reja për diversifikimin e furnizimit me gaz, uljen e varësisë nga një burim apo rrugë e vetme furnizimi, si dhe forcimin e pozitës së vendit në rrjetin energjetik rajonal.

Në komunikatë theksohet se kriza energjetike e viteve të fundit ka dëshmuar rëndësinë e diversifikimit të burimeve dhe rrugëve të furnizimit me energji. Sipas VLEN-it, hapja e kanaleve të reja të furnizimit është e rëndësishme si për ekonominë, ashtu edhe për sigurinë energjetike të vendit.

VLEN ka përshëndetur gjithashtu punën e drejtorit të NOMAGAS-it, Nedim Rama, dhe ekipit të kompanisë, duke theksuar se marrëveshja është rezultat i një procesi disa-mujor të negociatave dhe koordinimit me partnerët rajonalë.

MARKETING