VLEN: Ne me SHBA dhe Evropën, Bujar Osmani me Lavrovin dhe Ballkanin e Hapur

VLEN: Ne me SHBA dhe Evropën, Bujar Osmani me Lavrovin dhe Ballkanin e Hapur

Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media, kanë thënë se ata për një vit kanë zhvilluar takime dhe kanë thelluar bashkëpunimin me ambasadorë dhe përfaqësues ndërkombëtar. Ata pyesin Bujar Osmanin kush ja ka hapur derën gjatë këtij viti.
“Bujar Osmani, pyetja është për ty: kujt ia ke hapur derën? Përveç darkave me Lavrovin dhe lidhjeve nëntokësore sërbo-malazeze, kush nga faktori ndërkombëtar ta ka hapur derën gjatë gjithë këtij viti? Askush.
Ti gënjeve për takimin me ish-kryeministrin Nikola Gruevski, publikisht e mohove, por sot ka dëshmi të qarta që të nxjerrin zbuluar.
Gënjeve për kontaktet e tua me udhëheqësit shtetërorë të Serbisë, sepse janë dokumentuar së paku njëmbëdhjetë takime të fshehura nga opinioni dhe pa dhënë asnjëherë llogari.
Gënjeve për hyrjen e kapitalit serb në sektorin e telekomunikacionit, sepse ishte pikërisht gjatë mandatit tënd kur u dha leja për kompaninë MTEL. Dhe ishe një nga përkrahësit më të zëshëm të projektit të dështuar “Ballkani i Hapur”, një nismë që i hapi derën Beogradit të shtrijë edhe më shumë ndikimin e tij dhe dëmtoi interesat e shqiptarëve.
Derisa VLEN i forcon lidhjet me Uashingtonin dhe me faktorët perëndimorë, ti i ke shtruar tapetin e kuq botës serbe”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

MARKETING