VLEN: Nder i veçantë ftesa e liderëve të VLEN-it në inaugurimin e presidentit Trump, hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve me SHBA-në
Me kënaqësi dhe krenari të lartë informojmë publikun e gjërë për nderin që i është bërë liderëve të koalicionit më të madh shqiptarë, VLEN me çka janë ftuar të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimin e presidentit të SHBA-ve, ku Donald Trump do të jetë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pjesëmarrja e liderëve të VLEN-it në këtë ngjarje madhore është dëshmi e lidhjeve të forta që liderët e VLEN-it si përfaqësues të shqiptarëve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kanë ndërtuar me administratën e re amerikane.
Kjo ngjarje pasqyron një tjetër hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve me SHBA-të. Forcimi i lidhjeve mes Shkupit dhe Uashingtonit është një garanci për mbështetjen e mëtejshme të procesit të integrimit evropian të vendit tonë, për të cilin liderët e VLEN-it kanë qenë gjithmonë të angazhuar gjatë kohës sa ishin në opozitë edhe tani që janë në pushtet.
Shtetet e Bashkuara zënë vend të rëndësishëm në historikun e rrugëtimit të shtetit tonë që nga pavarësia. SHBA-të mbështesin fuqimisht aspiratat e vendit tonë për integrim të plotë në institucionet euroatlantike dhe janë të përkushtuara për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut të veprojë për demokracinë gjithëpërfshirëse dhe qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve.
Kontribut të jashtëzakonshëm SHBA-të kanë dhënë në luftimin e korrupsionit dhe diskriminimit, forcimin e shtetit të së drejtës, të vazhdojë të ndërtohet mbi arritjet si aleat i NATO-s, të forcojë ekonominë e të promovojnë lirinë e medias. E më e rëndësishmja të ndërtojmë institucione më të mëdha demokratike në një shoqëri të plotë, gjithëpërfshirëse, multietnike.
Andaj, mbetet nder i veçantë ftesa dhe prezenca e liderëve të VLEN në ceremoninë më të rëndësishme që mund të ndodhë në botë. VLEN vazhdojnë të jenë të përkushtuar në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve me SHBA-të.