VLEN: Me Mendi Qyrën, Struga më 19 tetor i jep fund korrupsionit dhe hap një faqe të re

Më poshtë komunikata e plotë e VLEN:
VLEN-i është dëshmi e qartë se politika mund të bëhet ndryshe, me dinjitet dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Shembulli më i freskët i kësaj është Struga dhe mbështetja jonë për kandidatin e pavarur, Mendi Qyra.
Sonte, krerët e VLEN-it morën pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor në Strugë, ku bashkë me strukturat tona dhe qytetarët e shumtë, u shpalos vizioni i ri për qytetin buzë liqenit.
Struga e bukur, e lënë pas dore për vite të tëra nga pushtetet e kaluara dhe e zhytur në krim, korrupsion e varfëri, ka nevojë për një kthesë urgjente. Ramiz Merko i la qytetit një trashëgimi të hidhur dhe një njollë të zezë në arenën ndërkombëtare. Këtë faqe të errët do ta mbyllim bashkërisht më 19 tetor.
Mendi Qyra është emri që mishëron këtë ndryshim. Ai vjen pa ngarkesa politike, me duar të pastra dhe me vullnet të pathyeshëm për të shërbyer çdo qytetari të Strugës. Besimi ynë është i plotë se ai do të hapë një kapitull të ri zhvillimi dhe transparence.
VLEN beson se Struga meriton më shumë. Më shumë investime, më shumë mirëqenie, më shumë shpresë për të rinjtë tanë. Prandaj, më 19 tetor, Struga do të flasë ndryshe, do të zgjedhë ndryshimin, do të zgjedhë të ardhmen.
VLEN për një Strugë të re!