VLEN: Investim historik prej 74 milionë euro për Spitalin klinik në Tetovë

VLEN: Investim historik prej 74 milionë euro për Spitalin klinik në Tetovë

Rajoni i Pollogut pritet të përfitojë nga një investim i madh në sektorin e shëndetësisë, i cili synon modernizimin e plotë të Spitalit Klinik në Tetovë. Sipas kumtesës së koalicionit VLEN, projekti kap vlerën prej rreth 74 milionë euro dhe konsiderohet si ndër investimet më të mëdha shëndetësore të realizuara ndonjëherë në këtë zonë.

Projekti përfshin rikonstruimin e kapaciteteve ekzistuese, ndërtimin e pavijoneve të reja dhe pajisjen me teknologji moderne, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për pacientët. Nga ky investim pritet të përfitojnë drejtpërdrejt mbi 250 mijë qytetarë, duke reduktuar nevojën për trajtim jashtë rajonit.

Nga VLEN theksojnë se ky projekt do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e kapaciteteve shëndetësore në Pollog, duke krijuar kushte më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor. Ata shtojnë se, pas viteve të gjata mungese investimesh, ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor në rajon.

MARKETING