VLEN i reagon BDI-së: Do ta kurojmë shëndetësinë, por kurrë mendjen e sëmurë të BDI-së e Taravarit!

VLEN i reagon BDI-së: Do ta kurojmë shëndetësinë, por kurrë mendjen e sëmurë të BDI-së e Taravarit!

Nga koalicioni VLEN i kanë reaguar BDI-së, lidhur me komunikatën e integristëve në të cilën ata kërkojnë shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu.
Sipas VLEN-it, reagimi i BDI-së është hipokrizia më e madhe që mund të prodhojë një parti që për mbi dy dekada, thonë ata, e ka shkatërruar sistemin shëndetësor, e në veçanti Spitalin e Tetovës, të cilin e ka lënë në gjendje mjeruese dhe të padenjë për qytetarët.
“Nëse sot kemi nevojë për një Qendër Klinike moderne në Tetovë, kjo është pikërisht për shkak të neglizhencës dhe dështimit të BDI-së, e cila 20 vite ka marrë pushtetin me votat e qytetarëve dhe ka kthyer vetëm zhgënjim. Le të mos harrojmë: kur Arben Taravari ishte ministër i Shëndetësisë, në vetëm një vit nuk solli asnjë projekt madhor, por la pas vetëm skandale, nga tenderët e dyshimtë me firmën e Gjokës e deri te abuzimet me licencat për kanabisin mjekësor. Sot, ky tandem BDI–Taravari kërkon të japë leksione morali”, thonë në reagimin e VLEN-it.
Ata shtojnë se Qeveria ku bëjnë pjesë ata ka marrë vendimin për ndarjen e 70 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Klinike në Tetovë.

MARKETING