VLEN hap shtabin në Tetovë, Taravari: Tetova me porosi, ndryshimi VLEN!

VLEN hap shtabin në Tetovë, Taravari: Tetova me porosi, ndryshimi VLEN!

Opozita shqiptare sonte në Tetovë ka hapur shtabin e parë për zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit.
Kandidati për president të shtetit nga radhët e VLEN-it, Arben Taravari, u shpreh se Tetova dërgoi porosi se ndryshimi VLEN
Sipas tij, VLEN më 24 prill do ta shënoje fitoren e parë, ndërsa më 8 maj “do ta rrëzojë në nokdaun BDI-në”.
“Dyshimi i vetëm a do të jem pak a do të jetë shumë. Unë them se do t’i fitojmë me një diferencë të konsiderueshme, por këtu na duhet edhe ndihma juaj, ndihme të gjithë qytetarëve t’ju tregojmë se ka ardhur koha për ndryshim tek shqiptarët. 22 vite u bën shumë edhe sikur të ishte çdo gjë mirë është e tepërt”,ka deklaruar kandidati i VLEN-it për president të shtetit, Arben Taravari. /SHENJA/

MARKETING