VLEN: Edhe një premtim i përmbushur, gjithsej 600 specializantë në shëndetësinë publike

VLEN: Edhe një premtim i përmbushur, gjithsej 600 specializantë në shëndetësinë publike

Deputetja e VLEN-it, Kaltrina Beqiri, ka deklaruar se premtimi për punësimin e 600 specializantëve privatë në shëndetësinë publike po hyn në fazën e realizimit, pas vendimit të Qeverisë për punësimin e grupit të dytë prej 300 mjekëve të rinj.

MARKETING

Description of image

Në një konferencë për media, Beqiri tha se grupi i parë prej 300 specializantësh tashmë është përfshirë në sistemin publik shëndetësor, ndërsa procesi për grupin e dytë pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

“Ky është një hap i rëndësishëm për 300 mjekë të rinj, të cilët specializimin e kanë nisur me shpenzimet e tyre dhe tani do të bëhen pjesë e sistemit publik shëndetësor”, deklaroi Beqiri.

Sipas saj, përfitim nga ky proces do të kenë edhe spitalet që për vite përballen me mungesë të kuadrit specialistik. Përparësi do t’u jepet spitaleve të përgjithshme dhe klinike jashtë Shkupit, si dhe fushave ku mungesa e mjekëve është më e theksuar.

Beqiri theksoi se ky ndryshim është veçanërisht i rëndësishëm për qytetarët e Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Strugës dhe komunave të tjera, të cilët shpesh detyrohen të udhëtojnë drejt Shkupit për shërbime specialistike.

Ajo shtoi se krahas investimeve infrastrukturore në shëndetësi, përfshirë investimin prej 74 milionë eurosh në Spitalin Klinik të Tetovës dhe hapjen e rrugës për ndërtimin e spitalit të ri në Kërçovë, prioritet mbetet edhe fuqizimi i burimeve njerëzore.

“Spitalet nuk kanë nevojë vetëm për ndërtesa dhe pajisje, por kanë nevojë për mjekë. Ne premtuam punësimin e 600 specializantëve dhe po e përmbushim këtë zotim”, tha deputetja e VLEN-it.

MARKETING