VLEN: BDI po dridhet nga frika se çfarë mund të flasë Artan Grubi

VLEN: BDI po dridhet nga frika se çfarë mund të flasë Artan Grubi

Pas arrestimit të Artan Grubit, kanë reaguar nga koalicioni VLEN. Sipas tyre, kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar.
Ata thonë se BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë për çfarë është gati flasë Grubi.
“Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar.
Artan Grubi është pjesëmarrës dhe ekzekutor i të gjitha marrëveshjeve të errëta të BDI-së. Prandaj, BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi. Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofale në zgjedhjet lokale dhe të gjitha premtimet e rreme të Ahmetit për zgjedhje të parakohshme dhe hyrje të supozuar në qeveri dështuan, Artani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me mëkatet e veta. Por cilin do ta ngreh me vehte, mbetet për t’u pare”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

MARKETING