VLEN: Apasiev betonoi koalicionin Levica-BDI-Arsovska

VLEN: Apasiev betonoi koalicionin Levica-BDI-Arsovska

Dimitar Apasiev e konfirmoi dhe e betonoi koalicionin mes Levicës, BDI-së dhe Danella Arsovskës. Kështu thonë nga VLEN përmes një reagimi dërguar mediave. Ata thonë se nëse qytetarëve të Çairit, Sarajit dhe Shkupit nuk u ishte e qartë arsyeja e kaosit që po shkakton Danella Arsovska, tani gjithçka bëhet e qartë, Dimitar Apasiev nuk e fsheh më koalicionin e Levicës, BDI-së dhe Arsovskës. Qëllimi i këtij koalicioni shtojna ata është të fshihen dhe mbrohen ndërtimet pa leje që i ka ndërtuar Klani i BDIsë dhe partnerët e tyre të biznesit në Shkup, Saraj dhe Shutkë.“Qëllimi është të fajësojnë të tjerët, të fajësojnë familje të zakonshme shqiptare që mezi kanë legalizuar ndonjë banesë apo shtëpi prej 50-60 metrash katrorë, për të fshehur depot, pishinat, pallatet dhe objektet tjera të Klanit BDI që sundon në Saraj dhe Shutkë.Është e qartë se Danella Arsovska ka ndonjë përfitim të vogël nga klani i BDI-së, dhe po turpërohen publikisht”, shtojnë nga koalicioni VLEN.

MARKETING