Vitin e kaluar, çdo gjashtë orë ka vdekur një i pastrehë në Britani të Madhe

Vitin e kaluar, çdo gjashtë orë ka vdekur një i pastrehë në Britani të Madhe

Më shumë se 4000 të pastrehë kanë vdekur në katër vitet e fundit në Britaninë e Madhe. Të dhënat tregojnë se çdo 6.5 orë në vitin 2022 vdiste një i pastrehë.

Statistikat i publikoi organizata bamirëse e të pastrehëve “Musuem”, ku 1313 të pastrehë kanë vdekur gjatë vitit të kaluar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, një rritje prej 85 për qind në vitin 2019.

Pavarësisht një rënie të lehtë të numrit të vdekjeve në Uells dhe Irlandën e Veriut, numri i të pastrehëve në përgjithësi u rrit me më shumë se 20 për qind në Angli dhe Uells krahasuar me vitin 2021.

Shumica e të vdekurve ishin nën moshën 65 vjeç me sëmundje mendore ose probleme kronike.

Gjithashtu është bërë e ditur se 36 për qind e vdekjeve lidheshin me drogën dhe alkoolin ndërsa 10 për qind me vetëvrasjen.
Në raport shkruan se zvogëlimi i shërbimeve të shëndetit mendor dhe vonesat në rehabilitimin e njerëzve të varur prej drogës, ka shkaktuar rritjen e numrit të vdekjeve në radhët e të pastrehëve.

MARKETING