Visar Ademi: Mickoskin nuk e shoh si kozmopolit, shqiptarët nuk i përfshiu te financat, mbrojtja dhe punët e jashtme

Visar Ademi: Mickoskin nuk e shoh si kozmopolit, shqiptarët nuk i përfshiu te financat, mbrojtja dhe punët e jashtme

Sa i përket faktit që VMRO-DPMNE ka një numër shumë të madh të deputetëve, por megjithatë, vendosi që kryetarin e kuvendit, t’ia jep koalicionit shqiptarë, analisit politik Visar Ademi, tha se nuk e sheh Mickoskit si një njeri kozmopolit, dhe se retorika dhe veprimet e tij kanë qenë goxha nacionaliste.
“Për veshin tim janë jo shumë me shije të mirë. Të gjithë jemi qytetarë, pastaj shqiptarë, dhe përkatësi fetare… Varet nga njeriu kujt i jep përparësi, a jep të qenurit urban, apo fshatarë apo pjesës etnike. Unë më tepër rëndësi i jap pjesës etnike, si shqiptarë nuk dua të diskriminohem. Nuk kam asnjë problem të diskriminohem në rrugë, problem është kur ky diskriminim bartet në institucione, dhe institucioni të diskriminon se je shqiptarë”, tha Visar Ademi, duke thënë se me VMRO-në, diskriminim ka qenë i sofistifikuar.
Ademi tha se Mickoski nuk i përfshiu shqiptarët as te financa, as të punët e jashtme e as të mbrojtja. /SHENJA/

MARKETING