Visar Ademi: Është praktikë e mirë që shqiptarët të kenë një nga tre funksionet më të rëndësishme në shtet

Visar Ademi: Është praktikë e mirë që shqiptarët të kenë një nga tre funksionet më të rëndësishme në shtet

Analistit politik Visar Ademi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për përzgjedhjen e Afrim Gashit në krye të kuvendit, tha se tani më është bërë praktik që shqiptarët të kenë një nga tre funksionet më të rëndësishme në shtet.
Ai tha se kjo do të jetë kulturë dhe praktikë e bukur edhe për partitë tjera në vazhdim, dhe si zgjidhje, sipas tij është goxha e mirë.
“Në kuptim që do vazhdojnë shqiptarët atje ku krijohen ligjet, rrahje të diskutimeve, ideve të kryeson seancat një shqiptarë. Sa i përket Afrim Gashit do ta vlerëson VLEN-i përzgjedhjen që e ka bërë”, u shpreh Visar Ademi.
Ai tha një kryetar partie që i ka kaluar gjitha turbulencat brenda partisë së vet, mund t’i menaxhon edhe zhvillimet në kuvend.

MARKETING