Vinicius solidarizohet me Maignan: Fjalët nuk mjaftojnë, është koha për t’i burgosur racistët në futboll

Vinicius solidarizohet me Maignan: Fjalët nuk mjaftojnë, është koha për t’i burgosur racistët në futboll

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior i dha mbështetjen e tij publike portierit të Milanit, Mike Maignan, pasi francezi ra pre e abuzim racial gjatë ndeshjes së fundit kundër Udineses.

Vinicius luajti 90 minuta gjatë fitores 3-2 të të tijve ndaj Almerias dhe shënoi një gol të diskutueshëm, që u bë temë diskutimi mes tifozëve. Pas ndeshjes, braziliani përdori llogarinë e tij në X, dikur Të///itter, për t’i dërguar mbështetje francezit.

Vinicius, i cili ka qenë subjekt i abuzimit racor disa herë në Spanjë, ka luftuar kundër kësaj “flame” në mënyrë active. Ai është emëruar gjithashtu për të udhëhequr komitetin anti-racizëm të FIFA-s, të përbërë nga lojtarë.

Braziliani theksoi se vetëm fjalët nuk mund të mjaftojnë në luftën kundër racizmit në futboll, ndaj kërkon arrestimin e menjëhershëm të fajtorëve: “Vetëm të folurit nuk do të ndryshojë asgjë. Është koha për t’i burgosur racistët në mënyrë që të kenë turp për atë që janë.

Falënderoj ata që vërtet mbështesin luftën tonë dhe më vjen keq për ata që vetëm me fjalë boshe shfaqen për të fituar simpatinë e shtypit. Gjithmonë me ty, Maignan”.

Më herët, Maignan u abuzua për ngjyrën në fitoren 3-2 të Milanit ndaj Udineses, ku zbuloi se tifozët vendës po e konsideronin majmun, pasi pësoi golin e parë. Në atë moment zgjodhi të mos përgjigjet.

Pastaj, kur pësoi golin e dytë, ata e bënë sërish. Portieri kuqezi thirri gjyqtarin e katërt dhe i tregoi se çfarë kishte ndodhur. Maignan tha se nuk mund të luante në këto kushte, sepse nuk ishte hera e parë që ndodhte me të apo lojtarë të tjerë: “Ata janë njerëz injorantë… Ju mund të fishkëlleheni kur luani larg shtëpisë, kjo është normale, por ajo që ndodhi në Udine nuk ka vend në futboll”.

Maignan më pas shkroi në llogarinë e tij “X”, ku apeloi të gjithë ata që nuk bënë asgjë për ta ndaluar racizmin ndaj tij. Portieri francez tha se do ta fitojë luftën kundër racistëve.

MARKETING