“Vinicius Junior është lojtari më i mirë në botë, Bellingham i dyti”

“Vinicius Junior është lojtari më i mirë në botë, Bellingham i dyti”

Dje ishte një mbrëmje që ia vlen të mbahet mend për Real Madridin, i cili shkatërroi Girona-n (4-0), e vendit të dytë në garën për titull të kampionit në La Liga.

Trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti mendon se të besuarit e tij, bën paraqitje perfekte.

Strategu italian është i bindur se Vinicius Junior, i cili shënoi dygolës në fitoren ndaj Girona-s, është lojtari më i mirë në botë.

Sipas Ancelottit, Reali ka lojtarët më të mirë në botë.

“Vini është lojtari më i mirë në botë”, tha Ancelotti.

“Jude Bellingham është i dyti. Rodrygo është i treti. Kroos është i katërti. Valverde është i pesti. Camavinga është i gjashti”, vazhdoi Ancelotti.

Ai në shaka ka folur edhe për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe-n.

“Ju vazhdoni të më pyesni për një lojtar që luan për një ekip tjetër. Mund të them se ne kemi lojtarët më të mirë në botë”, ka theksuar tekniku italian.

MARKETING