“Vij për të fituar titullin”, Shkëndija prezanton afrimin e tretë

“Vij për të fituar titullin”, Shkëndija prezanton afrimin e tretë

Shkëndija ka zyrtarizuar afrimin e tretë në merkaton e janarit pas Metodi Maksimov (sulmues i djathtë) dhe Kamer Qaka (mesfushor).

Kuqezinjtë nga Tetova kanë prezantuar Mustafa Mujezinovic, i cili aktivizohet si qendërmesfushor.

29-vjeçari i lindur në Gjermani dhe me origjinë boshnjake, bën mirë edhe rolin e shkatërruesit dhe atë të mbrojtësit të djathtë.

Mujezinovic ka luajtur më parë në Bosnje, Gjermani dhe Serbi. Pasi kaloi me sukses testet mjekësore firmosi deri në verën e vitit 2024 me klubin shqiptar që garon në Maqedoninë e Veriut.

“Ndihem bukur, kam dëgjuar mjaft gjëra për Shkëndijën, kam biseduar me miq (Antonio Pavic dhe Zajko Zeba) që më herët kanë luajtur këtu. Ata më kanë folur vetëm mirë për Shkëndijën.

E di se këtu ambiciet janë të mëdha, se kërkohet titulli, e di se klubi ka tifozeri shumë të mirë dhe unë vij për të ndihmuar të realizohen këto objektiva“, u shpreh Mujezinovic.

 

MARKETING