(VIDEO) Zv/kryeministri Fetai kërcënohet me jetë, MPB kërkon autorin

(VIDEO) Zv/kryeministri Fetai kërcënohet me jetë, MPB kërkon autorin

“Plumb në kokë  për ty  shipo Fetai, 20 përqindëshi nuk do të ndryshohet, por gjithçka shiptare do t’ju vrasim me plumb në kokë. Të ngordhni, shiptar i vdekur, shiptar i mirë, vdekje për shiptarët”. Këto kërcënime me vdekje kanë mbërritur të enjten në email-adresën zyrtare të Zv/kryeminsitrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, nga një person që deri më tani është  panjohur.

Për këtë ka reagur vet Fetai, i cili tha se nuk mundet të qëndroj indiferent ndaj këtij kërcënimi, ndërsa për këtë ai thotë se personalisht e ka njoftuar ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskin.

ARBEN FETAI,ZV/KRYEMINISTËR PËR QEVERISJE TË MIRË

 “Njoftoj kërcënuesin dhe opinionin se e kam informuar personalisht ministrin e brendshëm, Pançe Toshkovski, duke kërkuar veprim dhe rritje të masave të sigurisë sime personale. Padia është në përgatitje, pasi kërcënuesit dhe ekstremistët duhet të marrin përgjigjen e merituar: dënim me burg sipas ligjeve në fuqi”.

Në lidhje me këtë rast, Tv Shenja kërkoi sqarim edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku nga atje theksojnë se janë angazhuar për zbulimin e autorit.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Ju njoftojmë se MPB-ja, si në të gjitha rastet edhe në këtë rast, po vepron në kohë në përputhje me procedurat e përcaktuara për zbulimin e autorit”.

Kujtojmë se Fetai disa ditë më parë tha se  po bëjnë përpjekje që me ndryshimet kushtetuese, të rregullohet edhe çështja e definicionit të gjuhës shqipe në Kushtetutë, respektivishtë, mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING