(VIDEO) Zjarrfikësit parandalojnë shpërthimin e 80 tonëve gaz në rajonin e Velesit

(VIDEO) Zjarrfikësit parandalojnë shpërthimin e 80 tonëve gaz në rajonin e Velesit

Drejtori i qendrës së menaxhimit të krizave, Stojançe Angellov ka njoftuar se në Veles është parandaluar një fatkeqësi e madhe pasi ka shpërthyer zjarr në oborrin e ish-fabrikës së porcelanit në të cilën gjenden disa cisterna me gaz. Sipas tij, falë zjarrfikësve të Velesit është parandaluar një shpërthim i madh.

STOJANÇE ANGELLOV, KRYETAR I QENDRËS PËR MENAXHIM ME KRIZA

“Ka disa cisterna gazi rreth ish fabrikës së porcelanit në Veles. Zjarri u ndal 100 metra larg mjeteve të gazit. Falë zjarrfikësve të guximshëm të Velesit, zjarri u parandalua. Mund të kishte ndodhur një fatkeqësi e vërtetë sepse janë të paktën 80 tonë gaz të shpërndarë në enët e mëdha të depozitimit të gazit. Po të mos ishte intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve, këtu do të kishte një shpërthim të madh, i cili do të shkaktonte dëme të mëdha”.

Ndërkaq 13 zjarre aktive, 6 zjarre të lokalizuara dhe 9 zjarre të shuara, është bilanci i zjarreve përgjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave e qëndrës së menaxhimit të krizave.

Të reshurat e shiut gjatë orëve të pasdites së të enjtes vendosën nën kontroll disa zjarre me të cilat ditë me radhë po luftohet nga toka dhe ajri. Zjarri kritik i malit Serta tani është nën kontroll dhe po bëhen përpjekje që të mos përhapet sërisht nga temperaturat e larta.

Angellov tha se zjarre ka edhe në afërsi të Manastirit dhe në afërsi të Pelisterit. Zjarre ka në mes të fshatrave Jabollçishtë dhe Drenovë të komunës Çashkë, afër fshatit Kalanjevë të komunës së Velesit, afër fshatit Sirkovë në afërsi të Studeniçanit , në mes fshatrave Dragoevë dhe Sellcë. Në fshatin Gabrovnik në Komunën së Çashkës dhe në fshatin Sllatinë në Komunën e Makedonski Brodit.

Në shuarjen e zjarreve po luftojnë vazhdimisht zjarrfikësit, punëtorë të ndërmarrjeve publike dhe komunale, pjestarë të ushtrisë dhe policisë dhe shoqata vullnetare. RMV për shuarjen e zjarreve ndihmë ka edhe nga vendet anëtare të BE-së.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/ 

MARKETING