(VIDEO) Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Strumicë, nuk ka të lënduar

(VIDEO) Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Strumicë, nuk ka të lënduar

Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi se të shtunën në mbrëmje zjarri  ka kapluar Shtëpinë e të moshuarve në fshatin Bansko të Strumicës. Në njoftimin e tyre, thuhet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Sipas Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Strumicë, zjarri është raportuar rreth orës 23:30, ndërsa, për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë shtatë zjarrfikës me dy makina zjarrfikëse. Theksojnë se Zjarri është shuar plotësisht vetëm 50 minuta pas mesnate.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, por do të përcaktohen në vazhdim.

QENDRA PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE

“Fillimisht u evakuuan njerëzit nga kati ku ishte zjarri, pastaj nga katet e poshtme. Pas shuarjes së plotë të zjarrit, të evakuuarit janë kthyer ngadalë në vendet, dhomat nga të cilat janë evakuuar. Shkaku i zjarrit dhe dëmet materiale do të përcaktohen më tej”.

Ndërsa sa i përket njoftimit të sotëm, gjithashtu thuhet  se gjatë ditës dhe natës së kaluar në numrin e vetëm të emergjencës – 112 në Qendrën për Menaxhimin e Krizave deri tashmë janë bërë gjithsej 1 759 thirrje.

/SHENJA/  

MARKETING