(VIDEO) Zjarr në Parkun Kombëtar “Mali Sharr”, digjen 5-6 hektarë pyje dhe kullota

(VIDEO) Zjarr në Parkun Kombëtar “Mali Sharr”, digjen 5-6 hektarë pyje dhe kullota

Gjatë ditës së djeshme një zjarr ka shpërthyer në Parkun Kombëtar “Mali Sharr”, konkretisht mbi fshatin Tearcë, Komuna e Tearcës.  Qendra për Menaxhim me Kriza, njoftoi  se zjarri është ende aktiv dhe i njëjti është në terren të vështirë për t’u arritur, pasi duhen të paktën dy orë ecje deri atje.

MARKETING

Shik.mk

QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZA

“Për zhvillimin e ngjarjeve janë njoftuar edhe forcat e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Sipas informacioneve nga terreni deri te vendi i zjarrit në pyll mbi fshatin Tearcë, rruga është e gjatë rreth dy orë me ecje, pasi pozicioni ku ende digjet është shumë i lartë dhe në terren të vështirë”.

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza -Tetovë, lidhur me zjarrin njoftoi se kanë kontaktuar rojtarin e punësuar në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” dhe pas kësaj edhe drejtorin e Parkut Kombëtar dhe ai ka konfirmuar se zjarri është ende aktiv.

QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZA

“Në momentin e këqyrjes së djeshme është konstatuar se është djegur një sipërfaqe prej rreth 5-6 hektarësh, një pjesë e së cilës ishte pyll ahu , ndërsa pjesa tjetër kullota dhe fier. Në këtë zonë para 4-5 vitesh ka pasur zjarr dhe si pasojë ka një numër të madh pemësh të rëna që tani po digjen”.

Ndërkaq ,  nga Parku Kombëtar bëjnë me dije se ka shpresë që me uljen e temperaturës zjarri të shuhet vetë. Ata sqarojnë se një ekip kujdestar i Parkut Kombëtar ka monitoruar zjarrin duke qenë në terren dhe nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejt me qytetarët që jetojnë përreth zonës ku ndodhet zjarri.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING