(VIDEO) Zgjedhjet lokale, të katër koalicionet shënuan rënie të votave

(VIDEO) Zgjedhjet lokale, të katër koalicionet shënuan rënie të votave

Dalja e votuesve në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale ka shënuar rënie në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Sipas rezultateve të deritanishme të 97,98% të të dhënave të përpunuara dalja ka qenë 46.48%, ndërkaq në zgjedhjet e kaluara kanë votuar 51.44%. Dalja është më e vogël edhe në krahasim me zgjedhjet e kaluara parlamentare, në të cilën votuan 49,94%.

Sipas të dhënave të deritanishme, në nivel republikan, VMRO-DPMNE ka marë 301,919 vota, LSDM 125,824 vota, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI ka marrë 114,246 vota, ndërsa koalicioni VLEN mori rreth 91,242 vota.

Dalja më e ulët në këto zgjedhje, ka rezultuar edhe me rënie të votave të partive politike.

VMRO-DPMNE ka humbur 134,237 vota në krahasim me shifrat e zgjedhjeve të kaluara parlamentare, LSDM-ja ka humbur 30,387 vota më pak.

Trendi negativ i daljes së ulët është reflektuar edhe në shumicën e komunave me popullsi shqiptare, ndonëse disa prej tyre kanë shënuar rritje të lehtë në dalje.

Tabelë: Të dhënat e KSHZ-së

Zhelinë: nga 49.07% në vitin 2021, në 36.66% në vitin 2025

Bogovinë: nga 43.27% në 32.18%

Vrapçisht: nga 36.15% në 25.18%

Studeniçan: nga 51.63% në 45.66%

Tearcë: nga 41.65% në 36.15%

Çair: nga 45.17% në 52.10%

Kërçovë: nga 45.14% në 51.46%

Tetovë: nga 44.81% në 47.45%

Ndërkaq, dalja e ulët më së shumti ka prekur komunat e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë dhe Rosushë dhe Qendër Zhupë, ku do të ketë përsëritje të votimit, pasi që nuk është arritur censusi.

Teuta Buçi /SHENJA/ 

MARKETING