(VIDEO) Zgjedhjet lokale, partitë vazhdojnë me plotësimin e listave të kandidatëve

Një muaj larg nga nisja e fushatës zyrtare zgjedhore për zgjedhjet lokale, VMRO-DPMNE ende nuk e ka plotësuar listën e garuesëve të partisë dhe koalicionit. Kryeministri Hristijan Mickoski bëri me dije se të gjithë kandidatët që kanë mbetur pa u publikuar, të njejtit do të bëhen publik javën e ardhshme, më 3 shtator.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Nuk e kemi krijuar ende listën me bartësit e listave dhe listën për këshilltarë. Më3 shtator e kemi Komitetin Ekzekutiv të partisë dhe aty ato kryetarë komunash që ende nuk janë publikuar, do të publikohen. Kështu që të jemi të durueshëm deri javës tjetër dhe gjithçka do të jetë më e qartë”.
Ndërkohë, LSDM ka vazhduar me plotësimin e listës së kandidatëve, që do të jenë në garë për kryetarë komune. Nga kjo parti bënë me dije se në mbledhjen e mbrëmshme të Bordit Ekzekutiv të partisë, janë shpallur edhe 11 kandidatë. Nga kandidatët e shpallur të LSDM-së, vetëm një kryetar komune e ka autorizuar që të garoj për mandatin e tretë radhazi. Të tjerët janë emra të rinjë.
LSDM
“Butel – Olivera Livriniq
Veles – Maja Hesko
Gjevgjeli – Mile Atanasov
Dellçevë – Dejan Glinxharski
Demir Kapi – Llazar Petrov
Konçe – Bllagoj Iliev
Kratovë – Vllatko Spirovski
Krivogashtan – Igor Karavilovski
Makedonski Brod – Ivica Stojkovski
Rankovc – Daniel Krstevski
Staro Nagoriçan – Dalibor Trajkovski
LSDM ka nisur shpalljen e kandidatëve për kryetar komune për zgjedhjet lokale që nga fundi i qershorit. Kandidatja e LSDM-së për Qytetin e Shkupit është nënkryetarja e partisë, Kaja Shukova. Kurse nga VMRO për kryeqytet do të garoj, kryetari aktual i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/