(VIDEO) Zgjedhjet lokale, partitë politike po finalizojnë listat e kandidatëve

(VIDEO) Zgjedhjet lokale, partitë politike po finalizojnë listat e kandidatëve

Partitë politike janë duke i finalizuar listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në muajin tetor. Nga VMRO-DPMNE kanë bërë të ditur emrat e 33 kandidatëve të cilët do të garojnë për komuna. Disa nga emrat janë: Dejan Miteski-Aerodrom, Darko Kostovski-Butel, Aleksandar Stojkoski-Gjorçe Petrov, Ivan Jordanov-Shtip, etj. Kryeministri Hristijan Mickoski javë më pare në prezentimin e kandidatëve tha se disa nga kandidatët që do t’i mbështesin që në rrethin e parë janë kandidatë nga partnerët e koalicionit, të cilët vijnë si nga VMRO-DPMNE-ja, por edhe në kuadër të koalicionit të brendshëm për të parë se si do të tregohen matjet e mendimit publik.

MARKETING

Edhe LSDM ka publikuar emrat e disa nga kandidatëve për kryetar të komunave edhe atë: Goran Gerasimovski- Qendër, Kostadin Acevski – Gjorçe Petrov, Sashko Mitovski-Kriva Pallankë etj.

Ndërkaq sa i përket bllokut shqiptar, partitë politike akoma nuk I kanë bërë të ditura emrat e kandidatëve të tyre megjithatë në opinion janë duke u përfolur disa emra. Përveç Visar Ganiut, nga VLEN për Çairin lakohen emrat e Izet Mexhitit dhe Kaltrina Zekolli. Zv.kryeministri Izet Mexhiti I pyetur lidhur me këtë ditë më pare tha se VLEN ka angazhuar agjenci serioze për anketim, në çdo komunë ku gravitojnë shqiptarët dhe se anketat do të ju japin orientimin për kandidatët. Nga Fronti Europian emri që është përfolur më së shumti është emri i Bujar Osmanit. Për Likovën është përfolur  emri i kryetarit aktual Erkan Arifi nga BDI, ndërsa nga VLEN përmenden Iljasa Abazi nga Alternativa dhe Mustafa Veseli nga LD.

Partitë politike kanë njoftuar se deri nga mesi i muajit korik do të bëhen publike të gjithë emrat e kandidatëve për kryetar komunash.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

 

MARKETING