(VIDEO) Zgjedhjet do të monitorohen nga 342 vëzhgues vendas dhe 568 të huaj

(VIDEO) Zgjedhjet do të monitorohen nga 342 vëzhgues vendas dhe 568 të huaj

Zgjedhjet do të monitorohen nga 942 vëzhgues, gazetarë të huaj dhe përkthyes, numri më i madh i vëzhguesve që kanë monitoruar zgjedhjet në vend. Nga ky numër, pjesën më të madhe e zënë vëzhguesit e OSBE-ODIHR, gjithsej 375 vëzhgues.

Nga 942 vëzhgues, 342 janë vendas dhe 568 të huaj. Vëzhguesit vendorë më të shumtë do të jenë vëzhguesit e Shoqatës për zhvillimin e inovacioneve shoqëroro-sociale “WAKE UP” – Shkup – 182. Zgjedhjet do të ndiqen nga delegacion prej 14 vëzhguesish nga Kuvendi Parlamentar i Këshillit të Evropës, i udhëhequr nga deputeti zviceran Alfred Her.

Në mesin e organizatave dhe shoqatave të cilat janë të akredituara për ndjekje të zgjedhjeve në vend janë: CIVIL-Qendra për Liri, Shoqata për promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë inkluzive “Inkluziva Kumanovo”, Fondacioni “Romët për demokracinë” -Shkup, Instituti Nacional Demokrat për Punë të Jashtme, Washington SHBA-degë në RMV, Qendra për zhvillim të sistemeve zgjedhore, reforma dhe trajnime të Komisionit Qendror Zgjedhor të Gjeorgjisë, Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup, Asociacioni evropian për dialog dhe demokraci-Bergen, Norvegji.

Zgjedhjet për shefin e shtetit do t’i ndjekin edhe 32 gazetarë të huaj, në mesin e të cilëve nga Agjencitë, Rojters, Frans press, Euronews Albania, Agjencia Evropiane e Fotove të Shtypit, Al Jezeera Balkan, redaksia e Maqedonisë e Zërit të Amerikës,  mediume nga Shqipëria, Kosova dhe vende tjera.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale pritet të mbahet më 8 maj, ditë e cila do të përkoj edhe me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING