(VIDEO) Zgjedhja e presidentit në Kuvend, vazhdojnë reagimet “pro” dhe “kontra”
Kandidati për president duhet të zgjidhet në zgjedhje nga të gjithë qytetarët dhe jo në Kuvend. Kështu përsërit LSDM. Zëdhënësi Darko Kaevski shprehet i bindur se kandidati i tyre do të dalë fitues dhe do ta përkrahin të gjithë qytetarët.
Darko Kaevski, zëdhënës i LSDM-së
“Kandidati për president duhet të zgjidhet në zgjedhje dhe kjo kërkesë nuk është diçka e re, ka ndodhur edhe në zgjedhjet e vitit 2019 dhe të vitit 2020, vlerësojmë se nuk ka nevojë që të kthehemi në demokraci”.
Për paraqitjen e idesë që kryetari i shtetit të zgjidhet në Kuvend, kandidati i opozitës shqiptare, Arben Taravari në intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se Maqedonia presidentin e parë e ka zgjedhur në Kuvend, pse mos ta bëjmë sërish.
Arben Taravari, kandidat i VLEN-it
“Shikoni, presidenti i parë në Maqedoni, nëse ju kujtohet vitet e 90-ta, 91-ta, nëse nuk gaboj, u zgjodh zoti Kiro Gligorov dhe u zgjodh për herë të parë nga Kuvendi. Unë mendoj se kompetencat e presidentit të shtetit janë të njëjta si në disa shtete përreth. Ne shpesh dallohemi, krahasojmë me Kosovën apo Shqipërinë që kanë sistem të ngjashëm me tonin, sistem parlamentar. Unë mendoj se shteti nuk ka nevojë për shpenzime”.
Ndërkaq, Bashkimi Demokratik për Integrim edhe sot kritikon VMRO-në, që nuk e pranon idenë që presidenti të zgjidhet në Kuvend. VMRO DPMNE thonë ata i refuzon idetë progresive për shkak të ngecjes në mendjen konservatore të dominimit të imagjinuar etnik në shtetin e përbashkët.
BDI
“Bashkimi Demokratik për Integrim beson se qytetarët e vendit tonë janë të bindur për idetë progresive të Ali Ahmetit dhe kontributin e tij për stabilitetin e vendit dhe formimin e tij euro-amerikan. Këtë do ta vërtetojnë më 24 prill dhe 8 maj”.
VMRO është deklaruar se nuk e mbështet idenë që Ali Ahmeti dhe para tij, Arben Taravari, e paraqitën që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend.
Emine Ismaili /SHENJA/