(VIDEO) Zendeli e BDI-së e quan përrallë deklaratën e Mickoskit për “bandat e Çairit”

(VIDEO) Zendeli e BDI-së e quan përrallë deklaratën e Mickoskit për “bandat e Çairit”

Vazhdojnë përplasjet mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe VMRO-DPMNE-së. Deklaratën e kreut të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, i cili gjatë ditës së djeshme në një tubim me qytetarët,  tha se ka grupe të armatosura në Çair dhe Butel të cilat kontrollohen nga BDI, sot i ka komentuar deputetja e kësaj partie, Arta Bilalli Zendeli. Ajo këtë deklaratë të Mickoskit e quajti “përrallë joserioze dhe të papjekur”.

ARTA BILALLI ZENDELI, BDI

“Kjo mua më duket deklaratë  shumë e papjekur dhe joserioze. Nëse ka diçka, un jam e sigurt që ai dëshiron ti fitojë zgjedhjet përmes kontaminimit të BDI-së, posaçërisht përmes Ali Ahmetit. Duhet të dalë dhe të jetë më konkret, sepse mua mu duk si një përallë. Ti e di, unë e di, të gjithë e dimë, por ja unë nuk tregoj, pse nuk tregon. Le të dalë dhe të tregon se për çka bëhet fjalë”.

Ndërkaq, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i cili merr pjesë në koalicionin VLEN, ka komentuar deklaratën e kandidates për Presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova se  “disa vepra kundër njerëzimit nuk vjetërsohen kurrë”, duke përmendur vitin 2001. Mexhiti ka theksuar se nuk duhet të kthehemi në të kaluarën dhe se ai reagim ishte i Siljanovskës dhe jo i VMRO-së.

IZET MEXHITI, KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE

“Mendoj se nuk duhet të kthehemi mbrapa, sepse ajo  kthen të kaluarën, kthen emocione. Mendoj se kemi mjaftueshëm punë për të ardhëm, për promovimin e programeve  tona, ideve tona, për zhvillim ekonomik, për da ndalë migrimin, për ta luftuar korrupsionin, për të lëvizur drejt integrimeve. Dje ishte një reagim jo i mirë, pat një reagim konfrom situatës nga ana jonë dhe mendoj se ajo e mbyll”.

Ndërkaq, të pytur se cilin kandidat për president do ta përkrahin në zgjedhjet presidenciale, nga dy taborët shqiptare deklarojnë se ende nuk kanë vendosur për këtë çështje.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING