(VIDEO) Zejdi: Mos deklarimi i përkatësisë etnike dëmton përfaqësimin

(VIDEO) Zejdi: Mos deklarimi i përkatësisë etnike dëmton përfaqësimin

Deputeti i Frontit Evropian, Skender Rezhepi – Zejdi e ka quajtur tallje Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili mori vlerësim pozitiv nga Komisioni i Venedikut. Ai gjatë emisionit Debat në Shenja tha se edhe vet Komisioni i Venedikut ka thënë se ligji ishte i mirë por jo përmbajtësor. Sipas tij, bëhet fjalë për një “propozim ligj të turpshëm” me 11 pika nga të cilët gati se asnjëherë nuk është obligative dhenuk ka asnjë lloj mekanizëm me të cilën do të jetësohet e njëjta në praktikë.

SKENDER REXHEPI ZEJDI, deputet

‘’Pra është vlerësim i tyre jo i yni. Pra atë që ne e kemi bindje nga momenti që e kemi parë, është vlerësim i vet Komisionit, është jo përmbajtjesor, nuk parasheh sanksione për ata të cilët nuk e realizojnë. Nuk parasheh mekanizma apo metodologji se si do të duhet të bijsh përfaqësimin e drejtë’’.

Sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe në Kuvend, Zejdi tha se, në çdo seancë në Kuvend dokumentet vijnë vetëm në gjuhën maqedonase, duke akuzuar se, kjo bëhet me qëllim derisa ata të merren me gjuhën shqipe të mund të kalojën të gjitha projektet tjera që i tangojnë shqiptarët, pa analizuar përmbajtjen.

SKENDER REXHEPI ZEJDI, deputet

‘’Megjithatë, fatkeqësisht aty nuk është kryetar kuvendi ai, është kryetar kuvendi koordinatori i VMRO-së i cili në vazhdimësi ia jep instruksionet si duhet të veprojë, kur duhet të reagojë dhe çfarë duhet të reagojë. Ne jemi dëshmitarë kështu është turpshëm të shifsh një pozitë të tillë ku kryetari i Kuvendit merr instruksione nga grupi parlamentar i një partie politike mbas të cilit reagon dhe funksionon në kuvend, është e dhimbshme si shqiptarë’’.

Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese në tetor të vitit të kaluar shfuqizoi “Balancuesin” – mekanizmin që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucionet shtetërore. Pas kësaj, qeveria përpiloi ligj të ri për përfaqësimin e drejtë, të cilin e dërgoi për mendim në Komisionin e Venedikut. Ndërkaq, Kushtetuesja po ashtu filloi vitin e kaluar procedurë për vlerësimin e kushtetueshmërisë së ligjit për përdorimin e gjuhëve, por seanca për këtë lëndë është prolonguar disa herë.

/SHENJA/

MARKETING