(VIDEO) Zëdhënësi i ASH-së: Aleanca mund të hyjë në Qeveri, për të betonuar shumicën për ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Zëdhënësi i ASH-së: Aleanca mund të hyjë në Qeveri, për të betonuar shumicën për ndryshimet kushtetuese

Përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët kanë shpjeguar arsyet përse kanë vendosur që të braktisin kampin opozitar dhe të rreshtohen në krah të partive në pushtet. Zëdhënësi i Aleancës, Arben Zeqiri, ka deklaruar se kërkohet të krijohet një stabilitet institucional. Kjo i bie që të ketë Qeveri me mbi 60 deputetë, një shumicë e cila do të betonojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

ARBEN ZEQIRI, ZËDHËNËS I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Qëllimi kryesor përse ftohet Aleanca është që t’i jepet një stabilitet kësaj shumice. T’ju shkëputen shpresat atyre që mendojnë se mund ta rrëzojnë qeverinë aktuale dhe të sjellin një qeveri e cila nuk do ta pranonte marrëveshjen me Bullgarinë dhe të jepet një mesazh sigurie se nuk ka më hapësirë për ndryshime të mëdha dhe për kthim mrapa”

Zeqiri ka deklaruar gjatë një emisioni debativ në Radio Televizionin Publik, se futja e pritshme e Aleancës i jep një vit kohë kësaj Qeverie për të siguruar votat e nevojshme dhe ua humbë shpresat të gjithë atyre që në njëfarë mënyre u bëjnë presion deputetëve opozitarë, të cilët supoozohet se janë të gatshëm për të votuar ndryshimet kushtetuese.

Bisedimet për hyrjen e Aleancës në Qeveri janë intensifikuar ditëve të fundit. Kreu i partisë Arben taravari ka thënë se deri në fund të javës pret që të marrë ofertën fillestare për ndarjen e resorëve, por edhe zgjidhjet konkrete ligjore për të cilat janë dakorduar në negociatat joformale me LSDM-në.  /SHENJA/