(VIDEO) Zbrazet Shkupi, mbushet Ohri dhe Greqia

(VIDEO) Zbrazet Shkupi, mbushet Ohri dhe Greqia

“Vikendi i zgjatur dhe ditët plot diell ka zbrazur qytetin e Shkupit. Qytetarë tanë kanë shfrytëzuar kohën dhe janë larguar nga vendi me familjet e tyre për të pushuar në ndonjë vend tjetër turistik”.

Sot fluksi i automjeteve dhe i udhëtarëve është reduktuar ndjeshëm në rrugët më të ngarkuara. Një numër i madh qytetarësh nga vendi kanë shfrytëzuar fundjavën e zgjatur për të vizituar qendrat turistike, ndërsa më të pëlqyerit duket se janë plazhet e fqinjit jugor. Sot më së shumti turmë ka pasur në pikën kufitare “Bogorodicë”, ku njerëzit kanë pritur më shumë se një orë. Të dhënat tjera tregojnë se edhe kufiri në Bllacë ka qenë mjaft i dendur si dhe qytetet turistike si Ohri dhe Struga kanë pasur turma të njerëzve.

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë nga ana tjetër, informojnë se në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Turma priten edhe të dielën, kur qytetarët do të kthehen në vend. Sipas Ligjit për festat në vend, 24 maji është ditë pushimi dhe jopune për të gjithë qytetarët.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING