(VIDEO) Zaev, Filipçe, Dimitrov dhe Buçkovski në Athinë në përvjetorin e gjashtë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës

(VIDEO) Zaev, Filipçe, Dimitrov dhe Buçkovski në Athinë në përvjetorin e gjashtë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës

Me rastin e gjashtëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, ish-kryeministri Zoran Zaev, ish-ministri i Punëve të Jashtme Vlado Buckkovski, ish-zëvendëskryeministri Nikola Dimitrov dhe Venko Filipçe, drejtor i “Fondacionit Zaev”, do të marrin pjesë në një konferencë ndërkombëtare dyditore, për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm që do të mbahet më 17 dhe 18 qershor në Athinë.

Organizimi bëhet nga “Instituti Aleksis Tsipras” dhe Fondacioni “Zoran Zaev”, ku theksohet se do të diskutohet e ardhmja e Europës pas zgjedhjeve europiane, procesi integrues i Ballkanit Perëndimor, zhvillimet gjeopolitike në Mesdheun Lindor, zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve, përballja e krizës klimatike si dhe zhvillimet ekonomike europiane.

Është paralajmëruar se në Athinë do të qëndrojnë katër komisionerë europianë, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak, ish-presidenti francez Francois Hollande, kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviç, ish-kryeministrat e Suedisë dhe Greqisë, Stefan Lofven dhe George Papandreu, ish-presidenti i Parlamentit Evropian Martin Scholz, ish-kreu i diplomacisë greke Nikos Kozias, si dhe kryebashkiakët e Athinës dhe Stambollit.

Në ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do t’i drejtohet me videomesazh në prag të dhënies së çmimit “Prespa” përfaqësuesit Special të OKB-së për Negociatat Matthew Nimitz, i cili do të jetë gjithashtu i pranishëm në konferencë, për kontributin e tij për Marrëveshjen e Prespës. /SHENJA/

 

 

MARKETING