(VIDEO) Xhaferi nga Kotori: Punuam fort për agjendën evropiane edhe pse ishin në periudhë zgjedhjesh

(VIDEO) Xhaferi nga Kotori: Punuam fort për agjendën evropiane edhe pse ishin në periudhë zgjedhjesh

Maqedonia e Veriut ishte në periudhë zgjedhore, ne kemi punuar intensivisht në finalizimin e agjendës sonë reformuese 2024-2027, deklaroi kryeministri teknik Talat Xhaferi në Samitin Rajonal të Liderëve në Kotorr, nën moton “Një rajon, vizion i përbashkët”. Ai thekosi se drafti i fundit i agjendës së reformave të miratuara nga Qeveria u nda nga Komisioni Europian në fillim të majit dhe tha se pret zbatimin e udhërrëfyesve më të fundit që i referohen lëvizjes së përshpejtuar drejt tregut të përbashkët të brendshëm, por edhe zbatimit të agjendës reformuese.

TALAT XHAFERI, KRYEMINISTËR

Dua të theksoj dy momente të rëndësishme që ndodhën pas takimit në Tiranë. E para ishte në fund të prillit kur Maqedonia e Veriut dorëzoi paraaplikimin e saj për anëtarësim në Zonën e vetme europiane të pagesave (SEPA) dhe e dyta e cila ka të bëjë me iniciativën për qendrat europiane për inovacione digjitale, pra në muajin mars, publikuam një thirrje publike në të cilën aplikuan disa qendra për inovacione digjitale. Janë hapa të vegjël por domethënës që konfirmojnë drejtimin e lëvizjes së vendit”.

Sa i përket bashkëpunimit rajonal Xhaferi theksoi se mbështesin themelet e vendosura në planin e ri të veprimit për tregun e përbashkët rajonal. Ai tha se shpreson që kjo rrugë do të vazhdojë të jetë udhërrëfyes për qeverinë e ardhshme të Maqedonisë së Veriut.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING