(VIDEO) Vuçiq i zhgënjyer nga vota “për” e Maqedonisë së Veriut për gjenocidin serb në Srebrenicë

(VIDEO) Vuçiq i zhgënjyer nga vota “për” e Maqedonisë së Veriut për gjenocidin serb në Srebrenicë

Presidenti i Sеrbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është ndjerë i prekur nga votа PRO e Maqedonisë së Veriut për rezolutën për Srebrenicën në Ansamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kreu i shteit serb tha se ka investuar shumë në raportet me Maqedoninë e Veriut. Vuçiq shtoi se për dallim nga votimi i Malit të Zi, më rëndë është goditur nga qëndrimi i Shkupit, pa dallim historive për qeverinë paraprake.

ALEKSANDAR VUÇIQ, PRESIDENT I SERBISË

“Sjellja e Maqedonisë së Veriut nuk është fer sepse më duket se më së shumti kam investuar në raportet me vëllezërit maqedonas dhe ata çdo herë do të jenë vëllezërit tanë. U tregua se Greqia ka më shumë kurriz se Maqedonia e Veriut dhe ajo është ashtu, e duam apo nuk e duam ne atë”.

Votimin e Malit të Zi, Vuçiq tha se e ka pritur ku potencoi se, Mali i Zi asnjëherë nuk do të sjellë rezolutë për kampin e përqendrimit në Jasenovac, pasi përfaqësuesit e serbëve në atë vend paralajmëruan se do të propozojnë miratimin e një dokumenti të tillë në Kuvendin e Malit të Zi.

Më 23 qershor, Ansambleja e Përgjithshme e OKB-së, miratoi rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, ku forcat sërbe vranë më shumë se 8.000 muslimanë. Rezoluta kaloi me 84 vota për, ndërsa kundër ishin 19. Pas votimit, Vuciq tha se rezoluta nuk do të kontribuojë në forcimin e besimit, por do të hapë plagë të vjetra dhe do të sjellë ndarje të reja në rajon dhe në Kombet e Bashkuara. /SHENJA/

MARKETING