(VIDEO) Vritet një shtetas turk në Maqedoni, i dyshuari në arrati
Një 23 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë në Çarshinë e Shkupit, ndërsa një fëmijë dy vjeçar ndodhet në spital dhe është në gjendje të kritike si pasojë e lëndimit në kokë gjatë festave të fundvitit. Këto janë të dhënat që Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski i kumtoi një ditë pas festave dhe njoftoi se për shkak të shkeljes së ligjit dhe prishjes së rendit dhe qetësisë publike, janë arrestuar 49 persona. Toshkovski gjithashtu tha se numri më i madhë i të arrestuarve janë për shkak të tregtisë ilegale me lëndë narkotike.
PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Në rajonin e SPB Shkupit është regjistruar një ngjarje më serioze , vrasje, ku për fat të keq jetën e ka humbur një shtetas turk. Shtatë persona janë lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike, shpërthyese ndërkaq një person është vetlënduar me pushkë gjahu. Gjithësej janë regjistruar 31 vepra penale dhe 25 aksidente trafiku nga të cilët, dy me lëndime të rënda. Janë arrestuar gjithsej 49 persona për arsye të ndryshme, numri më i madhë për tregti ilegale me drogë dhe prishjes së rendit dhe qetësisë publike”.
Duke folur për vrasjen e shtetasit turk dhe personin e dytë të lënduar në Çarshi të Shkupit, Toshkovski tha se të njëjtit janë therrur me thikë dhe se në ngjarje janë përfshirë numër më i madh i njerëzve dhe tha se për këtë vepër ka edhe të dyshuar i cili aktualisht ndodhet në arrati. Ndërkaq duke folur për foshnjën dy vjeçare, nuk specifikoi se si fëmija në fjalë është lënduar dhe nuk e specifikoi mjetin nga i cili i njëjti është lënduar.
PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Një nga rastet që edhe mua personalisht më ka shqetësuar është ngjarja në të cilën rëndë është lënduar një fëmijë i moshës dy vjeçare, që sipas informacioneve që kam dhe informacionet që mi kanë transmetuar mjekët kujdestar, i njëjti është në gjendje kritike. Bëhet fjalë për një pjesë metalike për të cilin aktualisht nuk mund të flasim me shumë siguri dhe nuk mund ta specifikojmë. Ka shumë versione se si ka ndodhur ngjarja”.
Në përjashtim të rasteve të lartë përmendura Toshkovski natën e fetave të fundvitit e vlerësoi si të qetë dhe tha se këtë vit është ulur ndjeshëm numri i aksidenteve në trafik për dallim nga viti i kaluar. Sipas Toshkovskit, meritorë për uljen e numrit të aksidentëve është sistemi “Safe City”. Shtoi se festimet në mënyrë të relativisht të qetë kanë kaluar në Qendër të qytetit ku është organizuar festa kryesore në vendin tonë.
Mevludin Imeri /SHENJA/

